Konfirmohet: Shpërthimi në kufirin SHBA-Kanada nuk lidhet me terrorizmin

Një makinë u përplas me shpejtësi dhe shpërtheu në një top zjarri vdekjeprurës pranë një urë kufitare midis SHBA-së dhe Kanadasë, duke ngjallur kështu një një ndjenjë të madhe pasigurie në prag të Ditës së Falënderimeve.

Dy personat në automjet vdiqën ndërsa një agjent kufitar amerikan u plagos. Deri më tani autoritetet përjashtojnë mundësin e një akti terrorist.

Makina po lëvizte nga ana e kufirit të Nju Jorkut në “Rainbow Bridge”  kur u përplas në një pikë kontrolli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Incidenti pranë Ujëvarës së Niagarës solli mbylljen e katër urave në kufirin më të gjatë ndërkombëtar në botë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpërthimi ndodhi rreth orës 11:30 me orën lokale (16:30 GMT) të mërkurën, duke shkaktuar ndërprerje serioze në një nga ditët më të ngarkuara të udhëtimit të vitit, në prag të festës së Falenderimeve në SHBA.

Shërbimet e trenave midis Nju Jorkut dhe Kanadasë u ndërprenë përkohësisht dhe oficerët në aeroportet Buffalo dhe Niagara Falls hynë në një gjendje të lartë alarmi duke kontrolluar makinat për eksplozivë.

Incidenti ngjalli frikën e një sulmi të mundshëm terrorist dhe spekulimet e pabaza u përhapën në internet në lidhje me një kërcënim të supozuar për Paradën e Ditës së Falenderimeve të Macy në New York City.

Si presidenti i SHBA Joe Biden, i cili ndodhet në Masaçusets për Ditën e Falënderimeve, ashtu edhe kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, u informuan shpejt për incidentin.

Trudeau u shfajësua nga Periudha e Pyetjeve në Dhomën e Komunave dhe tha se qeveria e tij po e merrte incidentin “seriozisht”.

Si masë paraprake, zyrtarët përdorën kamionë për të bllokuar hyrjen kanadeze në Urën e Rainbow, e cila lidh Ontarion me Nju Jorkun dhe qytetin amerikan të Niagara Falls me Niagara Falls, Kanada.

Disa orë pas shpërthimit, pati lehtësim kur guvernatori i Nju Jorkut Kathy Hochul u tha gazetarëve: “Bazuar në atë që dimë në këtë moment, nuk ka asnjë shenjë të aktivitetit terrorist në lidhje me këtë përplasje.”

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?