Korea e Veriut kërcënon me “super-sulm të fuqishëm” SHBA-në

Media shtetërore e Koresë së Veriut ka paralajmëruar Uashingtonin për një “super sulm të fuqishëm parandalues”, i cili do të bëjë SHBA-të “hi”.

Reagimi vjeni pasi sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson tha se Uashingtoni kërkon të ushtrojë presion ndaj Phenianit për programin e saj bërthamor.

“Në rast të fillimit të sulmeve super të fuqishme, do të fshijmë plotësisht dhe menjëherë jo vetëm forcat pushtuese të imperialistëve amerikanë në Korenë e Jugut dhe zonat përreth, por edhe në kontinentin amerikan”, shkruan “tha Rodong Sinmun”, gazeta zyrtare e Partisë qeverisëse, cituar nga Reuters.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?