Koreja e Veriut kthen eshtrat e ushtarëve amerikanë, në 65-vjetorin e armëpushimit
Koreja e Veriut ka kthyer trupat e mbetura që mendohet të jenë 55 ushtarë amerikanë të rënë gjatë Luftës Koreane.
Kthimi i tyrë është bërë në një bazë amerikane në Korenë e Jugut, dhe kjo është lëvizja më e fundit diplomatike mes Uashingtonit dhe Penianit.
Të afërmit kanë pritur vite të tëra për të marrë trupat e të dashurve të tyre.
Riatdhesimi u pranua në Qershor, gjatë takimit mes presidentit amerikan Trump dhe atij koreanoverior Kim Jong-un.
Shpresohet se do të kjo lëvizje do të ndjekë edhe më shumë të tjera.
“Është e vështirë për të jetuar jetën tuaj duke mos ditur se çfarë ka ndodhur me të dashurin tuaj”, i tha BBC vajza e një prej peronave të humbur përpara publikimit të lajmit të premten.
Takimi në Singapor, ku dy liderët ranë dakord për të punuar mbi ‘denuklearizimin e Gadishurllit Korean’, është kritikuar për mungesë detajesh apo për kohën kur do të ndodhë kjo.
Por rikthimi i trupave të ushtarëve amerikanë ishte një ndër pikat e listuara në deklaratën e qershorit dhe vjen në 65 vjetorin e firmosjes së armëpushimit, e cila i dha fund Luftës Koreane e cila përfundoi në 1950-1953
Mendohet se 55 ushtarë janë kthyer, por nevojitet të bëhen testet për të provuar se bëhet fjalë për mbetjet e trupave të ushtarëve amerikanë.
Migjithatë ka mundësi që ky proces identifikimi të marrë vite.
John Zimmerlee, biri i një ushtarak amerikan i cili është në mesin e të zhdukurve, i tha BBC-së se nuk kishte garanci se këto ishin mbetjet e ushtarëve amerikanë.
Më shumë se 326,000 amerikanë luftuan së bashku me ushtarët e Koresë së Jugut dhe një koalicion të OKB-së gjatë luftës për të mbështetur Jugun kundër Veriut Komunist.
Mijëra persona ushtarakë amerikanë nga lufta e Koresë mbeten të pagjetur dhe shumica e tyre – rreth 5,300 – humbën në atë që tani është Koreja e Veriut.
Ushtarët e humbur të SHBA janë në mesin e rreth 33,000 trupave të koalicionit ende të pagjetur.
KOHA JONË SONDAZH

