Koreja e Veriut premton “goditje të fortë”

Udhëheqësi koreanoverior, Kim Jong-un, ka premtuar “kundërveprim të ashpër” ndaj shteteve që vijojnë të aplikojnë sanksione ekonomike ndaj regjimit të tij.

Në një mbledhje të komitetit të partisë, lideri 36-vjeçar shpalosi idenë e një sistemi të ri ekonomik të pavarur nga fuqitë e huaja, pa iu referuar me emër Shteteve të Bashkuara.

“Duhet t’i japim një goditje të fortë forcave armike që gabimisht mendojnë se mund të na gjunjëzojnë me sanksionet e tyre. Na duhet të zhvillojmë një sistem të ri ekonomik kombëtar, të mëvetësishëm dhe të vetëmjaftueshëm, që të jetë themeli i socializmit tonë,”-tha Kim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas medieve shtetërore koreanoveriore, Kim Xhong-un e përsëriti rreth 20 herë frazën “të mëvetësishëm” apo “ekonomi e vetëmjaftueshme”, të përdorura edhe vitin e kaluar kur vendi u shpall se do e zhvendosë vëmendjen nga armët bërthamore tek ekonomia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto ishin komentet e para të liderit koreanoverior që prej samitit të dytë historik në muajin shkurt me presidentin amerikan, Donald Trump, që përfundoi pa kompromis për temat si çarmatimi i plotë bërthamor apo sanksionet ekonomike ndaj Koresë së Veriut.

Gjetja e konsensusit për këto çështje madhore do të jetë edhe objektivi i një vizite që presidenti koreanojugor Mun Xhae-in do të mbajë të enjten në Uashington me homologun e tij amerikan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?