Kriza e emigrantëve – Greqia dëbon në Turqi 17 emigrantë të paligjshëm
Autoritetet greke kanë dëbuar drejt Turqisë 17 emigrantë të paligjshëm të cilët kërkonin të vijonin udhëtimin drejt vendeve perëndimore të Europës. Pjesa dërrmuese, ose 13 prej tyre janë nga Pakistani, Maroku, Algjeria, vende të përjashtuara nga lista e zonave problematike. Në mesin e tyre ndodhen gjtihashtu tre nga Iraku dhe një nga Afganistani.
Greqia ka dëbuar për në Turqi 17 emigrantë të paligjshëm. Riatdhesimi u krye të martën e javës së kaluar dhe asnjë prej këtyre emigrantëve meshkuj nuk vinin nga zonat e luftës në Siri. Pjesa dërrmuese, ose 13 prej tyre janë nga Pakistani, Maroku, Algjeria, vende të përjashtuara nga lista e zonave problematike sipas marrëveshjes së Brukselit në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Në mesin e tyre ndodhen gjtihashtu tre nga Iraku dhe një nga Afganistani. Shtatë prej 17 emigranëtve të riatdhesuar ishin regjistruar si azilkërkues, por pesë personave iu ishte refuzuar aplikimi dhe dy të tjerë kishin tërhequr kërkesat. Gjatë viteve të fundit Greqia ka qenë porta kryesore e refugjatëve që largohen nga lufrat, të cilët udhëtojnë nga Turqia nëpërmjet Egjeut për në tokën helene, me qëllim vijimin e udhëtimit drejt Europës perëndimore dhe veriore. Por situata në Greqi nuk po menaxhohet siç duhet, kampet ku janë strehuar mijëra klandestinë janë të mbushur përtej kapaciteteve, proceduarat e azilit zgjasin pafund, kushtet jo gjithmonë janë në maksimumin e tyre, gjë e cila ka çuar emigranët në zjarrvënie të qëllimshme në shenjë zëmërimi.
Eurokomisioneri për zgjerimin Dimitris Avramopulos para disa ditësh tha se kriza e emigranëtëve është shumë larg zgjidhjes, duke bërë thirrje që marrëveshja mes Bashkimit Europian dhe Turqisë duhet të vijojë me çdo kusht, si e vetmja zgjidhje për frenimin e fluksit.
/Oranews
KOHA JONË SONDAZH

