FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kriza në Itali, presidenti nis konsultat

Presidenti i republikës italiane Sergio Mattarella nis pasdite konsultat me zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë dhe grupet paralemntare të partive politike me qëllim gjetjen e një zgjidhje deri ditën e shtunë.

Në orën 18:00, Matarela do të takohet me presidentin e Senatit Pietro Grasso, me kryetaren e dhomës së deputetëve Laura Boldrini dhe ish presidentin e Republikës Italiane Giorgio Napolitano.

Të shtunën do të mbyllen raundet e bisedimeve me grupet parlamentare të Partisë Demokratike, të Forca Italias, Ligës së Veriut dhe Lëvijzes 5 yjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas dorëheqjes zyratre të renzit, Mattarella për momentin duket se nuk ka ndërmend të mbyllë portën për asnjë skenar hipotetik, përfshirë edhe një rikthim të Renzit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kurse shumica e Partisë Demokratike kërkon një qeveri më të gjerë, pa Mateo Renzin, që ta qeverisë vendin deri në 2018, kohë në të cilën mbahen zgjedhjet.

Kjo hipotezë është në favor edhe të ish kryeministrit Silvio Berluskoni. Por kreu i shtetit Matarela duket se i qëndron besnik alternativës së fillimit, me argumentin se kjo qeveri ka maxhorancën në parlament dhe mund të vijojë mandatin deri në fund.

Nga ana e tij Renzi ka propozuar dy rrugë: Zgjedhje të reja menjëherë pas shqyrtimit të ligjit elektoral ose një qeveri teknike me një shumicë të madhe, deri në fund të mandatit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?