Kriza politike – Presidenti italian kundër zgjedhjeve të parakohshme

Kanë kaluar tre ditë nga Referendumi i Reformës Kushtetuese dhe dorëheqja e kryeministrit Matteo Renzi dhe Italia gjëndet në krizë të plotë politike.

Gjithçka mbetet në duart e Presidentit të Republikës Sergio Mattarella që ka përballë dy skenarë të rëndësishëm:

1- Krijimin e një qeverie teknike që të shoqërojë vendin deri në zgjedhjet e ardhshme e të garantojë stabilitetin politik dhe ekonomik, e drejtë kjo legjitime e Partisë Demokratike, fituese e zgjedhjeve të fundit në vend e me mazhorancën përfaqësuese në Parlamentin Italian.

Swiss Digital Desktop Reklama

2- Ose zgjedhje të menjëhershme të kërkuara fortësisht nga Lëvizja 5 Yje dhe nga Lidhja e Veriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Italia ka nevojë të qeveriset nga njerëz të zgjedhur nga vota e popullit”, është qëndrimi i tyre duke hedhur poshtë propozimin e krijimit të një qeverie teknike.

Por mbi këtë zgjidhje të dytë Presidenti Mattarella është shprehur kundër duke i konsideruar “të pakonceptueshme zgjedhjet e menjëhershmë në një kohë kur vendi nuk ka një ligj elektoral e nuk ka përfunduar miratimi i reformës ekonomike.”

Për momentin dorëheqja e kryeministrit Matteo Renzi është ngrirë me kërkesë të numrit 1 të shtetit italian deri në miratimin e ligjit të buxhetit e gjatë ditës së sotme pritet marrja në shqyrtim e këtij ligji në dhomën e Senatit. Aprovimi i tij do t’i japë udhë dorëheqjes zyrtare të kërkuar nga Matteo Renzi.

Por Matteo Renzi është njëkohësisht dhe kryetari i Partisë Demokratike e pas humbjes së referendumit, rryma anti renziane ka ngritur zërin për të kërkuar dorëheqjen e tij. Gjatë pasdites së sotme pritet mbledhja e kryesisë së kësaj Partie ku sipas zërave Matteo Renzi do të propozojë krijimin e një qeverie me përgjegjësi kombëtare e me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike.

Po gjatë ditës së sotme Presidenti i Republikës italiane Sergio Mattarella do të nisë konsultimet me krerët e grupeve parlamentare të forcave politike mbi gjetjen e zgjidhjes ndaj krizës qeverësise e politike në vend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?