Kroaci, gjendet thesari nënujor me vlerë qindra milionë euro

Një grup zhytësish kroatë gjetën në një anije të zhytur që ndoshta përmban thesar me vlerë dhjetëra miliona euro, shkruan “Ansa”.

Anija i përket mbretit të Italisë, e zhytur në Adriatik në vitin 1866 në betejën e famshme detare të Lisë (Vis në kroatisht).

Kjo është transmetuar nga mediat kroate, të cilët citojnë gjuetarin e thesareve nënujore, Lorenzo Maroviç nga Liza.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas një legjende që prej një shekull e gjysmë, në kohën e fundosjes së fregatës të Marinës Mbretërore, kishte brenda saj një sasi të konsiderueshme ari që do të shërbente për shpenzimet e qeverisë së përkohshme italiane në Dalmaci, në rast fitoreje të marinës italiane në Austri gjatë Luftës së Tretë të Pavarësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Erion Braçe apo Arbër Hajdari për kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga PS?