FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri kanadez shpërthen në lot pasi ribashkohet me refugjatin sirian (VIDEO)

Justin Trudeau kryeministri i Kanadasë është një ndër njerëzit e pushtetit të cilët vërtet vlejnë për t’u marrë shembull.

Në një takim të tij me një familje të ardhur nga Siria në Kanada, ai nuk ka mundur të përmbahet dhe ka derdhur lotë bashkë me familjen siriane.

Trudeau personalisht i mirëpriti në aeroport refugjatët që mbërritën në Kanada vitin e kaluar, si dhe u dhuroi pallto dimri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa të hënën, ai i takoi disa nga refugjatët që janë vendosur në Kanada në një restorant në Tornoto, raporton transmetuesi kanadez, CBC.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vanig Garabedian dhe familja e tij mbërritën në Toronto pasi që kishin ikur nga qyteti i shkatërruar nga lufta në Siri, Aleppo, dhjetorin e vitit të kaluar.

Vanig ishte mirëpritur nga Trudeau vitin e kaluar, ndërsa të hënën u takuan përsëri, në një takim që ishte emocional për kryeministrin kanadez.

“Të të shoh sot këtu, i thashë vetes se nuk do të emocionohesha por është një moment i mrekullueshëm dhe reflektim i asaj se çfarë është e mira për Kanadanë, “Trudeau i ka thënë Vanigit.

Canadian PM Justin Trudeau Cries During Reunion With Syrian Refugee Father

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?