FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri turk takohet me homologun rus: Rivendosje të marrëdhënieve

Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım është takuar në Moskë me homologun e tij rus Dimitri Medvedev. Ata folën mbi marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Rusisë.

“E shohim të gjithë së bashku se ka përfunduar periudha e pakëndshme e para një viti. Duke vlerësuar përvojën negative që na solli një vit, ne mund të vendosim në një pikë më të mirë se më parë nivelin strategjik të marrëdhënieve tona”, tha kryeministri turk.

Ai tha se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Rusisë nuk janë të rëndësishme vetëm nga pikëpamja për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por edhe se këto shtete ndodhen në një pozicion të rëndësishëm edhe sa i përket luftës kundër terrorizmit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa kryeministri rus Medvedev ka nënvizuar se periudha e vështirë në marrëdhëniet Turqi-Rusi ka mbetur në të kaluarën dhe se ky takim do t’i japë shtysë marrëdhënieve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve ndodhi një ndërprerje për shkaqe objektive dhe subjektive, por ne mendojmë se duhet të realizohen projektet tona të mëdha të përbashkëta. Objektivi i takimit të sotëm do të jetë një shtysë për marrëdhëniet në fushën e ekonomisë, investimeve dhe asaj kulturore”, tha Medvedev.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?