Kryeministrja britanike i telefonon Donald Trump

Theresa May ka rënë dakord për të qëndruar “në kontakt të ngushtë”me Donald Trump pas një bisedë telefonike me presidentin e zgjedhur amerikan.

Një zëdhënës i “Downing Street” tha se Kryeministria britanike gjatë telefonatës të së martës foli për ndërtimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe rëndësinë e NATO-s si dhe deklaroi se zyrtarët amerikanë të sigurisë dhe ata të Mbretërisë së Bashkuar do të takohen para fundit të vitit.

Zëdhënësi tha se “Kryeministria i telefonoi Presidentit të zgjedhur në kuadër të krijimit të një dialogu të rregullt në mes të dy vendeve”, shkruan “The Independent”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ata diskutuan mbi NATO-n, duke rënë dakord për rëndësinë e aleancës, si dhe nevojën që të gjithë anëtarët duhet të paguajnë 2%-in e PBB-së për anëtarësimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata diskutuan edhe mbi rolin që mund të luajë NATO në adresimin e kërcënimeve të ndryshme./SYRI.net/ 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?