Kufijtë e zemrës së Erdogan dhe goditja kundër qemalizmit
Në versionin e saj online Süddeutsche Zeitung e Mynihut ka botuar një analizë të gjerë të Christiane Schlötzer me titullin karakteristik “Erdogan dhe kufijtë e zemrës së tij”.
Bëhet fjalë për kritikat e përsëritura të dy muajve të fundit nga presidenti i Turqisë përvtratatin e Lozanës të vitit 1923, i cili përcaktoi kufijtë e Turqisë moderne.
Revizionizmi historik i Erdogan dhe pasuesve të tij sipas gazetës ka për qëllim të godasë İsmet İnönü dhe politikat e tij ndaj teokracisë.
“Inonu ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të themeluesit të Turqisë moderne, Kemal Ataturkut dhe njëherësh kreu i delegacionit turk në Lozanë. Pas vdekjes së Ataturkut në vitin 1938 Inonu e pasoi atë si president.
Me fjalë të tjera, Erdogan përgatit lamtumirën e qemalizmit, ideologjisë dominuese në Turqinë e sotme.
Süddeutsche Zeitung beson se “Erdogan tashmë ka arritur ta kthejë Mosulin në çështjen e brendshme të Turqisë për shkak të interesit për kurdët dhe fushave të gazit. “Ne kemi qenë të pranishëm në historinë e Mosulit”-, tha presidenti turk.
“Natyrisht ne i respektojmë kufijtë aktuale, por ne nuk mund të vëmë kufij në zemrën tonë”-shtoi Erdogan.
KOHA JONË SONDAZH

