Kur policët i hedhin vetes gaz lotësjellës (VIDEO)

Javët e fundit pothuajse në të gjitha vendet e rajonit po zhvillohen protesta dhe qytetarët janë përplasur me policinë. Së fundmi, protesta ka patur gjatë fundjavës edhe në Bullgari. Teksa në vendin tonë të shtunën e 16 marsit disa protestues patën probleme nga gazi lotësjellës i hedhur nga policia, një video në Bullgari po bën xhiron e mediave sociale.

Në tentativë për të shpërndarë turmën e protestuesve, një oficer policie hodhi gaz lotësjellës por aksidentalisht e drejtoi nga kolegët e tij. Në video shihet momenti kur punonjësit e policisë po pastrojnë fytyrën dhe sytë me ujë pas hedhjes së gazit lotësjellës.

Protesta e qytetarëve në Bullgari po zhvillohej në Sofje jashtë Parlamentit. Protestuesit u organizuan nëpërmjet mediave sociale dhe thuhet se kërkojnë referendum kombëtar për të ndryshuar qeverinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?