Kush e sundon Europën? Plani sekret për Shtetet e Bashkuara të Europës!

Prej kohësh përflitet për krijimin e Shteteve të Bashkuara të Europës, e ky plan konsiston në bashkimin e vendeve më të fuqishme të kontinentit në një supershtet gjigand.

Për disa këto plane janë radikale dhe nëse ndodh ky bashkim, vendet do të humbasin të drejtën për të pasur ushtrinë e tyre, ligjin penal, sistemi tatimor ose bankën qendrore, e ku të gjitha këto kompetenca do të transferohen në Bruksel.

Shtetet anëtare do të humbasin kontrollet e pakta që kanë tek kufijtë e tyre, duke përfshirë edhe procedurën e pranuar dhe zhvendosjen e refugjatëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Plani ka shkaktuar zemërim dhe panik në Poloni, ku një aleat tradicional i Britanisë në luftën kundër federalizmit, zbuloi të vërtetën për kanalin polak të lajmeve TVP Info. Propozimi bombë do të paraqitet në takimin e Grupit të Vishegradit e vendeve të përbërë nga; Polonia, Republika Çeke, Hungaria dhe Sllovakia, është thënë nga ministri i jashtëm gjerman Frank-Uollter Shtainmajer.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesë e raportit nëntë faqesh, i hartuar nga udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Italisë, të cilët u takuan në Berlin për bisedime rreth krizës së Brexit. Për kjo kjo ide mund të sjellë shpërbërjen e BE-së.

Lorenzo, ish-drejtor i thesarit të Italisë, ka thënë se është gati e pamundur për të parë Europën të vendos për më shumë integrim në një kohë të tillë që ka shumë trazira. Ai shtoi se: “Më duket e vështirë të imagjinohet se pjesa tjetër e BE-së do mbyll radhët dhe për të shkuar në drejtim të integrimit më të madh të shpejtë. Thjesht nuk ka vullnet politik. Në të vërtetë rreziku është pikërisht e kundërta, që do të thotë se forcat centrifugale do të mbizotërojë dhe do të bëjë integrimin edhe më të vështirë”.

Ministri i Jashtëm polak Witold Waszczykowski theksoi se: “Kjo nuk është një zgjidhje e mirë, natyrisht, për shkak se që nga koha që BE u shpik shumë ka ndryshuar. Gjendja në shoqëritë europiane është e ndryshme. Europa dhe votuesit tanë nuk duan të japin Bashkimin në duart e teknokratëve. Prandaj, unë dua të flas për këtë, nëse kjo vërtetë është recetë në kontekstin e një Brexit”,- shtoi ai.

Kritizierët janë shprehur se ata që janë kundër dëshirës së popullit të Europës, kjo aleancë e ky krijim i Shteteve të Bashkuara të Europës, do të nxiste vetëm se ndjenja tej euroskeptike. Më me pozitivitet e shohin disa të tjera, pasi ky krijim shihet si një mundësi për të shtyrë përpara me ëndrrën e një kohë të gjatë për krijimin e Shteteve të Bashkuara të Europës.

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Garcia-Margallo ka bërë thirrje për “më shumë Europë”, kurse ministri i financave të Italisë, Carlo Padoan, mbron një buxhet të përbashkët për shtetet e eurozonës. Emmanuel Macron, ministri francez i ekonomisë, dëshiron të shkojë edhe më tej, ku të krijohet edhe një thesar i përbashkët në eurozonë, e cila do të mbikëqyrë transferimin e përhershëm të fondeve nga Europa veriore e cila është më e pasur për të mbështetur ekonomitë e Mesdheut.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?