Ky ishte emri më i popullarizuar për djemtë në vitin 2023 në Angli

Muhamed ishte emri më i popullarizuar i dhënë djemve në Angli dhe Uells në vitin 2023, duke e rrëzuar Noah nga vendi i parë, sipas shifrave zyrtare.

Muhamedi u përfshi që nga viti 2016 në 10 emrat më të njohur dhe në vitin 2022 ishte në vendin e dytë, sipas listës vjetore të përpiluar nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).

Oliver zëvendësoi George si i treti më i popullarizuari. Për vajzat, tre emrat më të njohur në vitin 2023 ishin Olivia, Amelia dhe Ayla, ashtu si një vit më parë. Zyra për Statistikat Kombëtare njoftoi se bota e të famshmëve duket se ka ndikuar në rritjen e popullaritetit të disa emrave, me foshnjat e quajtura Reign dhe Saint, si ato të familjes Kardashian-Jenner, si dhe në rritjen e atyre që emërtohen sipas muzikantëve pop, si Billie Eilish.
Megjithatë, sipas të njëjtit burim, emrat e familjes mbretërore si Charles, George dhe Harry po bëhen më pak të njohur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?