“La Scala” i kthen mbrapsht mbi 3 milion dollarë Arabisë Saudite

Teatri i famshëm i operës “La Scala” është përfshirë në një skandal pasi pranoi financime nga qeveria saudite. Mes palëve ishte nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me vlerë prej 15 milionë eurosh, marrëveshje e cila u kritikua ashpër nga publiku pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi dhe nivelit të respektimit të të drejtave të njeriut nga Arabia Saudite. Financimi i parë prej 3 milionë eurosh do të kthehet.

Teatri “La Scala” i Milanos do t’i kthejë Arabisë Saudite mbi 3 milionë euro donanacione pas kritikave të shumta të publikut.

Marrëveshja e financimit që ishte arritur më herët mes palëve do t’i mundësonte Ministrit saudit të Kulturës që të uljen në bordin drejtues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas vrasjes së gazetarit, Jamal Khashoggi, në Stamboll tetorin e kaluar, gjendja e të drejtave të njeriut e Mbretërisë po shqyrtohet me hollësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së pari marrëveshja e bashkëpunimit u kritikua nga grupet e të drejtave të njeriut.

Presidenti i Teatrit, Giuseppe Sala, njëherësh kreu i Bashkisë së Milanos, tha se për t’i rikthyer fondet ishte marrë një vendim unanim.

“Do të kthehemi në pikënisje. Do të shohim nëse ka ndonjë mundësi tjetër bashkëpunimi,” u tha Sala gazetarëve.

Fondi prej 3 milionë eurosh ishte pjesë e një marrëveshjeje pesëvjeçare me vlerë prej 15 milionë eurosh me Ministrinë Saudite të Kulturës.

Por marrëveshja mori kritika të forta, duke përfshirë edhe anëtarët e Partisë Lidhja.

Udhëheqësi i saj dhe zëvendëskryeministri Matteo Salvini i bëri thirrje tetarit “La Scala” që ta anulonte marrëveshjen, ndërsa Guvernatori i rajonit të Lombardisë, i cili është gjithashtu një anëtar i Lidhjes, kërkoi shkarkimin e Drejtorit Artistik të Operës, Aleksandër Pereira.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?