Lajmet e rreme kërcënojnë zgjedhjet në BE

A do të trazojnë “fake news” fushatën elektorale europiane sikurse ndodhi me referendumin e Brexit apo zgjedhjen e Donald Trump? Ky është shqetësimi i madh i autoriteteve europiane, të bindur që Moska qëndron pas këtij problemi.

Disa javë nga votimi, BE-ja kërkon të koordinojë iniciativat e shteteve anëtare, duke rritur presionin mbi rrjetet sociale si “Facebook” dhe “Twitter”, që janë bërë platformat e privilegjuara të dezinformimit.

“Ka forca të jashtme anti-europiane, që përpiqen të influencojnë zgjedhjet demokratike të europianëve”, paralajmëroi kohët e fundit presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, i shqetësuar për ndërhyrje të mundshme gjatë zgjedhjeve europiane të 23-26 majit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa personalitete identifikojnë Moskën si shefin e orkestrës së përpjekjeve për manipulim të opinioneve nëpërmjet “fake news”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ka prova që tregojnë se Rusia është burimi kryesor i këtyre fushatave”, theksoi një prej zëvendëspresidentëve të Komisionit Europian, Andrus Ansip.

Nga imigracioni tek korruptimi i elitave, duke kaluar nga komplotet e të gjitha llojeve, “fake news” mbështesin shpesh herë tematika që përputhen me lëvizjet e ashtuquajtura populiste apo të ekstremit të djathtë.

Ato shfrytëzojnë zhdërvejllësinë e internetit për të shpërndarë infomacione të bujshe si mungesa e besimit tek insitutcionet dhe mediet, përcjell Atsh.

“Kjo është një plagë e padukshme që futet në jetën e qytetarëve tanë dhe influencën opinionet dhe vendimet tona”, shkruan komisionerja, Mariya Gabriel, e ngarkuar me ekonominë informatike, në një raport të publikuar në fund të marsit nga Fondacioni Robert Schuman.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?