FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Lamtumirë Komandant!”, Tsipras zbulon letrën që i shkruante Fidel Kastro

Nuk kishte si të mungonte lideri i SYRIZA-s greke në pushtet, në pikëllimin e tij për humbjen e “Liderit Maksimal” Kastro.

Komente pa fund pas lajmit për vdekjen e Fidel Kastros, nga pikëllimi, zija, e deri te gëzimi. Pa fund e të shumta kanë qenë edhe letrat ngushëlluese apo reagimet e liderëve në botë. Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka postuar në rrjetin social FB, ngushëllimet për humbjen e Kastros dhe ndan me ndjekësit e tij një pjesës letre që vetë “Lider Maximus” si njihej Kastro në Kubë, i kishte dërguar atij kur u zgjodh i pari i qeverisë greke.

“Në situatat politike aktuale të planetit tonë, cdo vendim, më shumë se në cdo kohë, duhet të analizohet dhe aplikohet me kujdes”- më shkruante në një letër falenderimi që unë pata marrë nga lider historik botëror Fidel Kastro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tsipras vijon me vlerësimet për Kastron. “Ai ishte garantues i dinjitetit dhe pavarësisë së popullit të tij dhe punoi për themelimin e bashkëpunimit rajonal në Amerikën Latine. Kjo gjeneratë na lë pas një trashëgimi të madhe historike, politike dhe simbolike, që ne duhet ta adresojmë në situata të vështira, për shkak të dështimit të neoliberalizmit, por vizioni i socializmit nuk e ka gjetur ende mënyrë e re për tu shprehur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prandaj unë e pëlqej Fidelin, për ata që sot po përballen me shkatërrimin që po kërcënon planetin, ne na duhet të analizojmë dhe aplikojmë me kujdes vendimet politike. Lamtumire komandat”- shkruan Tsipras.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?