“Larja e makinës” arreston ish-Presidentin

Në Brazil, policia arrestoi ish-presidentin Michel Temer. Ai akuzohet si kreu i një organizate kriminale që në vitin 2006, krijoi një skemë korrupsioni që vazhdoi deri kur u largua nga posti. Ai qëndroi në postin e presidentit deri më 1 janar 2019, kur në krye të shtetit u zgjodh Jair Bolsonaro.

Ish-presidenti brazilian, Michel Temer, është arrestuar si pjesë e një fushate të gjerë kundër korrupsionit në vend. Sipas medias vendore, policia ishte vënë në ndjekje të ish-presidentit, të cilit i mbaroi mandati më 1 janar.

Në mënyrë të vazhdueshme ai i ka mohuar akuzat për korrupsion. Arrestimi i tij vjen në kuadër të operacionit “larja e makinës”, gjatë të cilit autoritetet kanë vënë në pranga dhjetëra politikanë dhe drejtues ekzekutivë biznesesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zoti Temer e mori presidencën në gusht të vitit 2016, pas heqjes së imunitetit dhe shkarkimit të Dilma Rousseff-it.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zoti Temer u bë zyrtari i parë që u ngjit në postin e presidentit, pavarësisht se ndaj tij autoritetet kishin ngritur akuza për korrupsion.

Ai akuzohet si kreu i një organizate kriminale. Sipas prokurorëve, në vitin 2006 kur Temer ishte deputet, krijoi një skemë korrupsioni që vazhdoi deri në ditët kur ai mori presidencën.

Në janar të këtij viti, president i Brazilit u zgjodh Jair Bolsonaro. Ai erdhi në pusht me premtimin, për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?