FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lavrov: Amerika e do Malin e Zi në NATO derisa Obama është President

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha sot se Malin e Zi janë “duke u përpjekur për ta tërhequr” në NATO para skadimit të mandatit të Presidentit Barack Obama.

Lavrov e tha këtë në një konferencë për shtyp në margjinat e takimit ministror të OSBE-së në Hamburg, njoftuan agjencitë e lajmeve.

“NATO po e përmirëson infrastrukturën në kufijtë e Rusisë. Për herë të parë në shumë vite, Shtetet e Bashkuara vendosën arsenalin e tyre të rëndë në shtetet baltike”, tha Lavrov, duke shtuar se, megjithatë, NATO “përsërit se nuk do të pranojë anëtarë të rinj”, raporton Tass.

“Ka përpjekje të ethshme që Mal i Zi të tërhiqët në NATO, dhe askush nuk pyet nëse populli i atij vendi e do këtë dhe nuk do të ishte keq që në këtë çështje të ketë konsultime”, tha ministri i Jashtëm i Rusisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lavrov beson se “me sa duket kanë për qëllim që Malin i Zi që të bëhet anëtar i NATO-s para përfundimit të mandatit të Barack Obama”./Express/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?