Lëshohet urdhër-arresti për Putinin, por ai vijon sulmet me dronë në Ukrainë

Ukraina ka thënë se Rusia ka nisur sulme me dronë në disa rajone të shtetit përgjatë natës, pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale, ka bërë të ditur se ka lëshuar urdhër-arrestim kundër presidentit rus, Vladimir Putin, për krime të supozuara të luftës.

Forca ajrore ukrainase ka thënë se Rusia ka nisur 16 sulme me dronë në orët e para të 18 marsit, dhe se 11 dronë janë rrëzuar nga sistemet ajrore për mbrojtje “në qendër, perëndim dhe lindje”.

Në mesin e zonave të shënjestruara ka qenë kryeqyteti, Kievi dhe rajoni perëndimor Lviv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Serhiy Popko, udhëheqës i administratës ushtarake të Kievit, ka thënë se mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar të gjithë dronët që janë nisur drejt kryeqytetit ukrainas, derisa Maksym Kozytskiy, guvernatori i rajonit të Lvivit, ka thënë se gjashtë dronë kanë shënjestruar atë zonë, dhe tre janë rrëzuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale “është i justifikuar” dhe se Putini “qartazi ka kryer krime lufte”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Rusia i konsideron çështjet e ngritura nga Gjykata Ndërkombëtare Penale si “të papranueshme” dhe ka thënë se Rusia, sikurse shumë shtete tjera, nuk e njeh juridiksionin e kësaj gjykate.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?