Letra e 10-vjeçares për Hillary Clinton, bën namin në internet (foto)

Fituesja e votës popullore, Hillary Clinton, edhe pse nuk arriti të fitonte Presidencës, ka pas vetes miliona amerikanë që e pritën keq humbjen.

Mes tyre është edhe 10-vjeçarja Kaia James, që i ka dërguar një letër Hillary Clinton. Letra ka bërë xhiron e internetit për pak orë, ndërsa e ëma e saj thotë për Daily Mail se vajza kishte shpërthyer në lot për humbjen e Clinton.

“E nderuar Hillary Clinton, Faleminderit që garove për mua dhe për të gjitha gratë dhe vajzat. Femrat mund të bëhen çdo gjë dhe të bëjnë çdo gjë, meshkujt nuk janë më të fortë se sa gratëUnë mendoj se është mahnitëse fakti që kur ishit në moshën time, ju donit të bëheshit një astronaute, kur të rriteshit, ­unë, gjithashtuEdhe pse ju kurrë nuk u bëtë një astronaute, keni bërë kaq shumë gjëra të pabesueshme”, shkruan vajza, e cila e përfundon letrën duke i shprehur Hillary se “do të përfundoj atë që ju nisët” dhe do të ndryshojë ëndrrën e saj nga të qenit një astronaute, për t’u bërë një lidere botërore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ju luftuat për ne dhe tani është radha jonë të luftojmë për ju,” shkruan vajza duke insistuar se “nuk ka mbaruar ende”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?