Lëvizja e Erdoganit, shkatërron BE-në dhe vë në “punë” Europën?
Mijëra emigrantë do të dalin çdo ditë nga Turqia dhe do ti dërgohen Europës, pas marrëveshjes Turqi-BE, e cila është kthyer në kolaps, kanë paralajmëruar zyrtarët e inteligjencës Turke dhe Greke. Qeveria në Turqi ka përgatitur mijëra motobarka përgjatë bregdetit, që do të përdoren në qoftë se marrëveshja e destinuar e refugjatëve mes Ankarasë dhe Brukselit zyrtarisht do të dështojë.
Sipas marrëveshjes të finalizuar në mars, Turqia do të merrte nga BE-ja 4 billion dollar për t’u kujdesur për kalimin e emigrantëve nga Siria në Turqi. Çdo emigrant që do tu kapte në Greqi apo Itali, do tu kthente në Turqi. Brukseli nga ana e tij, dha si sheqer diabetik leje të posaçme që qytetarët turq do të lejoheshin për të lëvizur pa viza në zonën Shengen.
Presidenti i Truqisë, kërcënoi për të lënë të hapur kufijtë, nëse BE-ja vazhdon të bllokojë bisedimet për pranimin e vendit në Bashkimin Europian.
Pas një grusht shteti të dështuar në korrik, Turqia ka zemëruar Europën duke distancuar veten nga vendi. Parlamenti Europian votoi për të ndaluar përkohësisht bisedimet e anëtarësimit, kur partia në pushtet AK-ja njoftoi për një goditje brutale të mospajtimit dhe të kërcënimit për të sjellë përsëri dënimin me vdekje.
Erdogan paralajmëroi se: “Nëse shkojmë më tutje, këto porta kufitare do të hapen e ku as unë, as populli im, nuk do të preken nga këto kërcënime”.
Gazeta greke “Proto Thema”, shkruan se, Ankaraja ka hequr dorë nga shpresa e Brukselit për marrëveshjen dhe do të fillojë që ti largojë refugjatët “brenda disa javëve”. Aktualisht, janë rreth katër milion emigrantë në kampet e Turqisë, e cila ndan një kufi me Sirinë.
Eksperti grek Athanasios Drougas tha për gazetën “The Times” se: “Askush nuk e ka nënvlerësuar Erdogan dhe paparashikueshmërinë e tij këto ditë. Këto plane, së bashku me kërcënime të qarta që Presidenti turk ka bërë javët e fundit, ka shqetësuar seriozisht shefat e shtabit të Greqisë.
“Ata janë të frikësuar dhe kanë thënë se në qoftë se Turqia hap portat përsëri, Greqia në gjendjen e tanishme të shqetësimit financiar dhe social, nuk do të jetë në gjendje të përballojë goditjen. Erdogan do të shpalosë luftën në Europë. Me Europën që është në një rrëmujë, Erdogan mendon se ai ka një dorë të lirë për të bërë shantazh me bllokun duke përdorur krizën e refugjatëve si avantazh”.
Aktualisht më shumë se 60.000 refugjatë jetojnë në kampet e refugjatëve në Greqi, pasi disa vende të Ballkanit kanë mbyllur kufijtë e tyre. Mbi një milion refugjatë, kryesisht nga Siria dhe Iraku, mbërritën në Europë vitin e kaluar përmes Egjeut dhe Mesdheut, ose me rrugë tokësore përmes Turqisë.
Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

