Lindi nën zhurmën e tërmetit, vogëlushja marokene ende pa emër dhe pa rroba

Dhimbja në Marok nga tërmeti është e madhe. Foshnja e Khadija-s nuk ka ende një emër. Ajo erdhi në jetë vetëm disa minuta se të ndodhte tërmeti që shkaktoi mijëra viktima të premten mbrëma në Marok. Nënë e bijë nuk pësuan lëndime si pasojë e lëkundjeve të forta, por spitali në Marrakesh ku ato ndodheshin u evakuua.

Me fëmijën e porsalindur në krah, Khadija dhe bashkëshorti i saj tentuan që të merrnin një taksi dhe të shkonin në shtëpinë e tyre në Taddart, në Atlas, por rrugët ishin të gjitha të bllokuara.

Familja e re jeton në një çadër në një rrugë të fshatit Asni. “Nuk kam marrë asnjë lloj ndihme nga autoritetet”,-tregon nëna për mediat. “Na kanë ndihmuar banorët këtu me batanije. Tani kemi vetëm Zotin”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Khadija tregon se për vajzën e saj të vogël ka vetëm një palë rroba. Ky ishte tërmeti më i fuqishëm që ka goditur Marokun në më shumë se 120 vite. Shumë persona rezultojnë ende të zhdukur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?