Lista e më të pasurve, Forbes: Bill Gates në vendin e 7-të
Revista amerikane “Forbes” ka publikuar listën e personave më të pasur në botë. Këtë vit, lista që përfshin në total 2640 persona udhëhiqet nga CEO i Teslës, Elon Musk, i cili vetëm në muajin qershor arriti të kalonte manjatin francez, Bernard Arnault.
Me një pasuri që vlerësohet të jetë rreth 238 miliardë dollarë. Musk është personi më i pasur në botë, një pozicion që ai e mbajti edhe për pjesën më të madhe të vitit 2022.
Ajo që bie në sy në këtë renditje është rikthimi në 10 të parë e Mark Zuckerberg, i cili korri ndjeshëm fitime falë rritjes së aksioneve të META.
1-Elon Musk
2-Bernard Henrio
3-Jeff Bezos
4-Larry Ellison
5-Warren Buffett
6-Larry Page
7-Bill Gates
8-Sergey Brin
9-Mark Zuckerberg
10-Steve Ballmer
KOHA JONË SONDAZH

