Londra e vendosur: BE të shtyjë Brexit
Parlamenti britanik ka aprovuar shtyrjen e Brexitit, megjithatë mungon shumica për të arritur një marrëveshje. Zgjatja varet nga përfundimi i votimit të tretë të marrëveshjes. Kryeministrja Theresa May do të përpiqet edhe një herë t’i bindë ligjvenësit të pranojnë marrëveshjen e arritur prej saj me BE-në për shkëputjen e Mbretërisë së Bashkuara.
Dhoma e Komuneve duhet të votojë për këtë qellim brenda 20 marsit. Ajo e se enjtes ishte një fitore për May; për herë të parë pas një periudhe të gjatë kohe shefja e ekzekutivit britanik e mori rezultatin e dëshiruar nga votimi.
Megjithëse, kjo fitore nuk ishte një fitore e madhe. E qartë për momentin është se Brexiti do të zgjatet, dhe deputetët patën votuar më parë kundër një shkëputjeje pa marrëveshje.
KOHA JONË SONDAZH

