Lufta, McDonald’s mbyll të 850 restorantet në Rusi
McDonald’s do të mbyllë përkohësisht të gjitha restorantet dhe do të ndalojë të gjitha aktivitetet në Rusi. Rrjeti i ushqimit të shpejtë është jashtëzakonisht i popullarizuar në Rusi, me rreth 850 dyqane dhe 62,000 punonjës.
McDonald’s ishte përballur me kritika në rritje për mos ndjekjen e shembullit të shumë markave të tjera të ushqimit dhe pijeve, të cilat u tërhoqën nga vendi pas pushtimit të Ukrainës.
CEO i saj Chris Kempczinski thotë se konflikti ”ka shkaktuar vuajtje të papërshkrueshme për njerëzit e pafajshëm dhe ne i bashkohemi botës në dënimin e agresionit dhe dhunës dhe duke u lutur për paqe”.
KOHA JONË SONDAZH

