Lufta me Covid-19, ekspertët tregojnë nëse duhet të mbajmë dy maska

Maska anti-covid është kudo me ne, pasi është masa e parë që prej që viti që shërben për luftën ndaj Covid-19. Zbulimi i varianteve të transmetueshme të Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, i ka bërë ekspertët e shëndetit publik që tu kërkojnë amerikanëve të mbajnë dy maska për mbrojtje më efektive.

Sipas asaj që sygjërojnë ekspertët e shëndetit amerikan, mbrojtja më e mirë do ishte duke vendosur një maskë pëlhure sipër një maske kirurgjikale. Disa ekspertë thonë se është koha për të blerë maskat me cilësi më të lartë mbrojtëse.

Disa vende aziatike, përfshirë këtu Singaporin dhe Korenë e Jugut, kanë prodhuar maska me cilësi të lartë. Tom Frieden, ish-drejtor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA u ka bërë thirrje njerëzve që të mbajnë maska me cilësi më të lartë .

Swiss Digital Desktop Reklama

Anthony S. Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive vendosi dy maska gjatë një daljeje televizive, ku tha dy shtresa janë më shumë efektive sesa vetëm një.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?