“Lufta me Iranin do të ishte nëna e të gjitha luftërave”

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër çdo provokimi ndaj Teheranit, duke theksuar se një konflikt i mundshëm me këtë shtet do të ishte “nëna e të gjitha luftërave.”

Gjatë një takimi me diplomatët iranianë të dielën, Presidenti Rouhani tha se amerikanët do të pendoheshin për çfarëdolloj veprimi kundër Iranit.

“Amerikanët duhet të kuptojnë se paqja me Iranin është nëna e të gjitha paqeve dhe lufta me iranian është nëna e të gjitha luftërave”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rouhani tha se iranianët do të jenë të bashkuar përballë çdo kërcënimi amerikan dhe se “Republika Islamike do ta mundë qartësisht Amerikën”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vala e re e kërcënimeve iraniane vjen vetëm një ditë pasi Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, mbështeti idenë e bllokimit të të gjithë eksporteve të naftës nga rajoni duke bllokuar Ngushticën e Hormuzit në rast se bllokohen eksportet e Iranit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?