Lufta për ”majën” e botës, ka të plagosur nga të dyja palët

Trupat kineze dhe indiane janë përplasur përsëri në territorin e kontestuar mes dy superfuqive aziatike në Himalaje. Sipas ”BBC” ka patur persona të plagosur nga të dyja shtetet, por konflikti mbetet ende “i nxehtë”.

Incidenti ndodhi të mërkurën e kaluar në veri të Sikkim. Ushtria indiane tha se kishte pasur një incident “të vogël” që ishte “zgjidhur”. Tensionet janë të larta përgjatë kufirit më të gjatë dhe më të diskutueshëm në botë. Të dy palët pretendojnë zona të mëdha territori.

Të paktën 20 ushtarë indianë vdiqën në një përleshje në zonën Ladakh qershorin e kaluar. Palët kanë një ngërç të vjetër për disa zona të largëta malore. Ato janë përpjekur të zgjidhin konfliktin prej viteve 1990-të por pa sukses.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?