Luftë e re në Libi

Një luftë e re është ndezur pranë kryeqytetit libian, Tripoli, midis forcave pro-qeveritare dhe luftëtarëve rebelë nga lindja e vendit.

Raportet thonë se përplasjet mes kryengritësve të gjeneral Khalifa Haftar dhe grupeve pro-qeveritare po zhvillohen në tre rrethinat në jug të qytetit.

Tripoli është baza e qeverisë e njohur ndërkombëtarisht nga OKB.

Swiss Digital Desktop Reklama

I dërguari i OKB-së për Libinë ka insistuar për zhvillimin e një konference mbi zgjedhjet e reja të mundshme. Trupat e OKB-së në kryeqytet janë vendosur në alarm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Libia është shkatërruar nga dhuna dhe paqëndrueshmëria politike që nga koha kur sunduesi Muamar Gadafi u rrëzua dhe u vra në vitin 2011.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?