Maas: Prania e trupave amerikane në Gjermani e rëndësishme për sigurinë e SHBA dhe BE

Prania e trupave amerikane në Gjermani është e rëndësishme për sigurinë amerikane dhe europiane, deklaroi sot ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas pas njoftimit nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili kërkoi një reduktim të pranisë ushtarake amerikane në Gjermani.

“Ne mendojmë se prania amerikane në Gjermani është e rëndësishme për sigurinë jo vetëm të Gjermanisë, por gjithashtu për sigurinë e SHBA-së dhe veçanërisht për sigurinë e Europës”, konfirmoi Maas gjatë një vizite në Poloni pas njoftimit të presidentit amerikan.

Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi se do të reduktonte numrin e ushtarëve amerikanë të dislokuar në Gjermani duke dhënë përshtypjen se po përdor sigurinë europiane si një instrument në negociatat tregtare me Berlinin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti amerikan theksoi për shtypin se 52 000 ushtarë amerikanë ishin të dislokuar aktualisht në Gjermani, vendndodhja kryesore e forcave amerikane të NATO-s.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo është një kosto e madhe për SHBA-në. Ne do ta zvogëlojmë numrin dhe do ta çojmë në 25 000”, shtoi ai.

Numri i ushtarëve të dislokuar në mënyrë permanente në Gjermani ka qenë 34 674 në mars të 2020, sipas shifrave zyrtare nga Pentagoni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?