Macron: Përsëris apelin për një armëpushim humanitar në Gaza
Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka ripërsëritur thirrjen për armëpushim në Gaza. Ai bën me dije se Franca ka dërguar rreth 17 ton ndihma humanitare.
Sasia galopante me ndihma humanitare ndodhet në Egjipt dhe duhet të shpallet armëpushim mes palëve për t’iu shpërndarë civilëve në Gaza.
“Përsëris thirrjen time për një armëpushim humanitar për të mbrojtur popullin e Gazës. 17 ton ngarkesë humanitare kanë mbërritur nga Franca në Egjipt. Ne vazhdojmë përpjekjet tona nga ajri dhe deti. Në solidaritet së bashku, së bashku me Egjiptin dhe Gjysmëhënën e Kuqe”, deklaroi Macron.
KOHA JONË SONDAZH

