Makina të shkatërruara e xhama të thyer, ky është vendi ku ra breshër në madhësinë e një kokrre vezë

Një stuhi e rrallë ka goditur një qark në jug të Kinës sot me breshër që thuhet të ketë në madhësinë e një veze.

Banorët e Jinping, provincën Yunnan të Kinës jugore u zgjuan për të zbuluar se makinat ju ishin shkatërruar, xhamat ju ishin thyer si dhe rrugët ishin mbuluar me grumbuj masivë akulli.

Kokrrat e breshërit gjigant e shkatërruan qarkun, që ndodhet në kufi me Vietnamin, për rreth 20 minuta herët në mëngjes, duke e bërë qarkullimin në vend pothuajse të pamundur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Asnjë viktimë nuk është raportuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, në media po qarkullojnë foto të ndryshme në të cilat kinezët tregojnë breshrin gjigant dhe dëmet që ai ka bërë.

Çatitë, automjetet dhe të korrat e në fshat janë dëmtuar seriozisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?