FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mali i Zi bëhet me qeveri të re, shqiptarët marrin një ministri

Kuvendi i Malit të Zi ka votuar sot Qeverinë e re të këtij shteti me kryeministër, Dushko Markoviç.

Qeverinë dhe programin që e ofroi kryeministri Markoviç e mbështeten 41 deputetë të DPS, SD, BS dhe koalicionit të shqiptarëve “Shqiptarët e vendosur”.

Ministër i Mbrojtjes është zgjedhur Predrag Boshkoviç, i Financave, Darko Radunoviç, ndërsa ministre e Ekonomisë është zgjedhur Dragica Sekuliç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministër i Punëve të Jashtme është zgjedhur ish-ambasadori malazez në SHBA, Srgjan Darmanoviç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministër për të Drejtat e Njeriut dhe ato të Pakicave është zgjedhur Mehmet Zenka nga koalicioni “Shqiptarët e vendosur”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?