Maqedonia sot në heshtje zgjedhore – Zgjedhjet do vëzhgohen nga OSBE
Maqedonia sot është në heshtje zgjedhore. Qytetarët maqedonas do t’u drejtohen qëndrave të votimit ditën e dielë për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat janë vlerësuar si një mundësi për të nxjerrë vendin nga kriza.
Megjithatë, ekspertët vijojnë të mbeten skeptikë mbi mundësinë e tejkalimit të ngërçit pasi sipas tyre ka ende probleme madhore.
Sondazhet e realizuara së fundmi treguan se partia VMRO-DPMNE e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, pritet të grumbullojë afro 23% të votave, ndërkohë që social demokratët e udhëhequr nga lideri opozitar Zoran Zaev, janë projektuar për të bërë për vete afro 20% të elektoratit. Erol Rizaov, një analist i politikës vendase gjykon se kjo diferencë e ngushtë do të gjererojë sërish tensione.
“Në qasjen time dhe bazuar në disa sondazhe, ka shumë shanse që dy partitë e mëdha të ndahen nga një diferencë e ngushtë votash. Kjo do të gjenerojë sërish tensione në ambientin politik vendas. Përçarja në rradhët e qytetarëve është e madhe. Kjo vjen edhe si pasojë e gjuhës së urretjes që përdorin politikanët. Jam i bindur se edhe pas zgjedhjeve, kriza aktuale nuk do të zgjidhet”, janë fjalët e ekspertit.
Më herët, Bashkimi Europian, nëpërmjet zëdhënëses për Politkat e Jashtëme dhe Sigurinë, Maja Kocijancic, tha se ky proces elektral është një mundësi mjaft e mirë për t’ia filluar nga e para dhe për t’a nxjerrë vendin nga kriza.
Ndërkohë, në një prononcim, Presidentin Gjorge Ivanov u shpreh se gjëja me e rëndëishme pas zgjedhjeve është që të pranohet vullneti i qytetarëve të Maqedonisë.
Votimet pritet të vëzhgohen nga OSBE por edhe nga organizata të tejra ndërkombëtare, të cilët do të bëjnë edhe një vlerësim në përfundim të tyre. Maqedonia ka mundësuar të drejtën e votës edhe për qytetarët e saj që jetojnë jashtë vendit, ndërkohë që bëhet e ditur se votime do të ketë edhe në ambasadën maqedonase në Tiranë.
Qeveria që do të formohet pas ditës së zgjedhjeve do të ketë si detyrë kryesore nxjerrjen e vendit nga kriza dhe vijimin e rrugës së integrimit në organizmat europiane.
Monitorimi
Maqedonia shkon në zgjedhje të dielën e 11 dhjetorit. E gjithë vemëndja është e përqëndruar tek katër partitë kryesore të vendit, që janë VMRO-DPMNE që kryesohet nga ish-Kryeminstri Nikolla Gruevski, LSDM-ja e liderit opozitar Zoran Zaev, si dhe dy forcat politike me liderë shqiptar BDI dhe PDSH, që drejtohen respektivisht nga Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.
Ndërkohë, një ditë përpara heshtjes zgjedhore, Presidenti i vendit, Gjorge Ivanov, ka mbajtur një konferencë për mediat, duke kërkuar që procesi të përmbushet brenda normave dhe standarteve. Ai nënvizoi se gjëja më e rëndësishme pas zgjedhjeve është që të njihet dhe të respektohet maksimalisht vullneti i qytatarëve të Maqedonisë.
Në mbyllje kreu i shtetit kërkoi që pas formimit të qeverisë vendi të nisë një etapë të re për kapërcimin e krizës politike si dhe për pajtim kombëtar.
Deklarata për mediat ka patur edhe nga Bashkimi Europian, teksa zëdhënësja për Politikat e Jashtëme dhe Sigurinë, Maja Kocijançiç, ka deklaruar se BE-ja pret organizimin e një procesi të lirë dhe të ndërshëm.
Zyrtarja shtoi se zgjedhjet janë një mundësi për patur një fillim të ri dhe për vijim e rrugës së integrimit në organizmat europiane.
Vendimi për të mbajtur zgjedhje të parakohshme në Maqedoni u mor pas një marrëveshjeje të arritur nga përfaqësuesit e BE dhe ShBA me liderët e katër partive kryesore.
Sondazhet kanë favorizuar edhe njëherë partinë e ish-Kryeministri Gruevski për të dalë si forcë e parë në këtë proces elektoral. Votimet pritet të vëzhgohen nga OSBE por edhe nga organizata të tjera ndërkombëtare, të cilët do të bëjnë edhe një vlerësim në përfundim të tyre.
/oranews
KOHA JONË SONDAZH

