Marine Le Pen : “Fitorja e Trump rrit shanset e mia për triumf në Francë”

Liderja e krahut të djathtë, Marine Le Pen ka deklaruar se fitorja e Trump në Shtetet e Bashkuara, ka rritur shanset e saj për t’u shpallur Presidente në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, në Francë. Le Pen, e cila udhëheq Frontin Kombëtar Francez, tha se zoti Trump kishte mundur të realizonte atë çfarë të tjerët kishin konsideruar si të parealizueshme. Ajo gjithashtu vlerësoi presidentin rus, Vladimir Putin, si një shembull të “proteksionizmit të arsyetuar”.

Partia e saj euro-skeptike dhe anti-emigracion mori më shumë se 27% të votave në zgjedhjet rajonale dhjetorin e kaluar, por nuk arriti të fitonte kontrollin në asnjë rajon, për shkak të bashkëpunimit të partive më të mëdha për mposhtjen e Frontit. Analistët presin që të tjera parti t’i bashkohen kundërshtarit të saj në zgjedhjet presidenciale, në rast se ajo mbërrin në një balotazh. Megjithatë, fitorja shokuese e Trump me një platformë anti-emigracion dhe vota për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, kanë tronditur skenën politike në të dyja krahët e Atlantikut.

Sipas Le Pen, votuesve francezë do t’i ofrohet alternativa e një shoqërie multi-kulturore që ndjek modelin e botës anglisht-folëse, ku islami po përparon, ose ajo e një kombi të pavarur, me njerëz të cilët do ta kenë vetë në dorë fatin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo gjithashtu shtoi se çdo vend ka të drejtën të mbrojë interesat e vetë kombëtarë, duke e quajtur Bashkimin Europian një “model shtypës”, që do të zëvendësohet nga një Europë me kombe të lira. Le Pen foli gjithashtu edhe për çështjen e emigracionit, duke thënë se Franca tashmë ka mbërritur limitet e saj dhe nuk mund të pranojë më të tjerë njerëz.

Swiss Digital Mobile Reklama

/Oranews.tv/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?