Marrëveshja Brexit nuk votohet tri herë

Kreu i parlamentit anglez i ka njoftuar kabinetit qeverisës se marrëveshja për Brexit e cila është rrëzuar dy herë nga deputetët nuk mund të parashtrohet pa iu nënshtruar ndryshimeve thelbësore. Sugjerimi i tij e bën më të mundshëm se kurrë skenarin e daljes së vendit nga Bashkimi Europian më vonë seç planifikohej, për të premten e ardhshme.

Kryeministrja angleze, Tereza Mej, pritet t’i kërkojë Këshillit të Evropës që ta zgjatë periudhën e shkëputjes së vendit nga Bashkimi Europian përtej datës 29 mars.

Shkak për këtë është një bërë një deklaratë e kryetarit të parlamentit në lidhje me marrëveshjen aktuale për Brexit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeparlamentari Xhon Berkoi, duke cituar traditën parlamentare 400-vjeçare, tha se pakti me BE-në është kundërshtuar dy herë radhazi me shumicë votash në muajin janar dhe javën e kaluar, dhe nuk mund të paraqitet pa u ndryshuar në thelb.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Po flitet se qeveria do të kërkojë një votim të tretë vendimtar për një marrëveshje e cila në datën 12 mars u rrëzua me 149 vota. Kjo nuk do të ishte e ligjshme. Mendoj se ajo që duhet bërë është të vihet në votë një propozim që nuk ka ngjashmëri me marrëveshjen e kundërshtuar, dhe që me gjasë ka miratimin e Bashkimit Europian,”-tha ai.

Kryeministrja Mej u kundërpërgjigj përmes zëdhënësit të saj se ideja e parashtrimit të marrëveshjes për Brexit është ende duke u diskutuar, porse shpjegimi i dhënë nga kreu i parlamentit do të trajtohet me seriozitet.

Tashmë Britania e Madhe përballet me opsionin e zgjatjes së Brexit dhe pjesëmarrjen në fushatën e zgjedhjeve parlamentare në BE, të cilat mbahen në muajin maj dhe pritet t’i kushtojnë vendit plot 100 milionë paund.

Gjatë kësaj kohe, parlamenti do të duhet ta zgjidhë ngërçin duke u shprehur në favor të një referendumi të dytë për Brexit, për zgjedhje të reja parlamentare ose të dalë me një propozim bipartizan për Brexit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?