Masa në shkollat gjermane! Ndalohen flamujt palestinezë dhe demonstrata

Berlini tani po merr masa të ashpra për të siguruar paqen në shkolla, kjo nga frika për protesta e rritja e frymës pro palestineze është edhe në shkollat e Gjermanisë. Në një letër dërguar të gjitha shkollave nga Senatorja e Arsimit, Katharina Günther-Wünsch, ndalohen mbajtja e shalleve palestineze që tani e tutje.

Në mjediset e shkollës ndalohen edhe ngjitëse me mbishkrime të tilla si “Palestina e lirë”, hartat e Izraelit në ngjyrat e Palestinës, thirrjet si “Palestina e lirë” ose demonstata në mbështetje të Hamasit. Mësuesit do të lejohen të ndalojnë përdorimin e telefonave celularë ose t’i konfiskojnë përkohësisht nëse studentët i përdorin për të festuar triumfet e Hamasit.

Pas sulmit të Hamasit ka patur incidente të përsëritura. Sulmi me rrahje ndaj dy nxënësve nën një gjimnaz në Neukölln shkaktoi një bujë në mbarë vendin sepse një mësues donte tu merrte një flamur palestinez. Ministri i Kulturës, Christian Piewarz thekson se në shkolla nuk ka vend për urrejtje ndaj Izraelit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?