FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Masakra në Paris, foto të reja të arrestimit të Salah Abdeslam

Kanë dalë detaje të reja në lidhje me arrestimin e Salah Abdeslam, terroristin e masakrës së Parisit në nëntor 2015, i kapur nga policia belge në lagjen Ixelles në Molenbek, pas 126 ditësh arrati. Mediat belge kanë publikuar foto të reja të Salah në momentin e kapjes.

Mësohet se pasi është neutralizuar, terroristi është dërguar në mjediset e një shkolle aty pranë për t’u identifikuar.

Në një foto të publikuar së fundmi nga sajti “lameuse.be”, duket Salah, i plagosur lehtë në njërën këmbë, i shtrirë në një barelë në tokë me një maskë për ta ndihmuar të marrë frymë. Duart e tij janë të lyera me bojë, të përdorur nga agjentët e policisë për t’i marrë shenjat e gishtave.

Swiss Digital Desktop Reklama

I ekstraduar në Francë në 27 prill, francezi me origjinë marokiane ndodhet në burgun Fleury-Merogis dhe deri më tani ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të hetuesve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?