FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Maskat bëhen të detyrueshme në Kongresin Amerikan

Një tjetër anëtar i Kongresit të Shteteve të Bashkuara doli pozitiv në testin për koronavirus, duke nxitur urdhrin për veshje të detyrueshme të maskës në ndërtesë. Urdhri u lëshua nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi. Disa orë më vonë, mjeku i Kongresit tha se maska duhet të vendoset brenda zyrave të Kongresit, me disa përjashtime të vogla. Detyrimi hyn në fuqi prej sot. Pelosi, e cila vjen nga Partia Demokratike, tha se mosvënia e maskës është “shkelje serioze” dhe se anëtarët mund të largohen nga ndërtesa nëse nuk e veshin. Kongresistët do të mund ta heqin maskën përkohësisht, derisa flasin. Pelosi e lëshoi urdhrin pasi përfaqësuesi republikan nga Teksasi, Louie Gohmert, tha se ka dalë pozitiv në testin për koronavirus. Gohmert tha për transmetuesin në Teksas se është diagnostikuar gjatë një testimi rutinor në Shtëpinë e Bardhë dhe se ka vendosur të vetizolohet. Ai është kritikuar nga kolegët për hezitimin për të veshur maskë. Gohmert është së paku anëtari i dhjetë i Kongresit amerikan që dihet se është diagnostikuar me koronavirus.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?