Mateo Renzi jep dorëheqjen si Kryeministër
Presidenti i Republikës italiane zyrtarizon dorëheqjen e kryeministrit Mateo Renzi.
Pas takimit mes Sergio Mattarellas dhe Renzit, Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës italiane, Ugo Zampetti, ka deklaruar për mediat se Presidenti ka pranuar dorëheqjen e Kryeministrit të Italisë.
Ai shtoi se duke filluar nga dita e nesërme, 8 dhketor 2016, Presidenti do të nisë konsultimet me të gjitha forcat politike mbi krijimin e qeverisë së re.
Dorëheqja e Renzit vjen në të njëjtën ditë që Senati italian votoi pr/ligjin e buxhetit me 166 vota pro, kusht ky i vendosur nga Presidenti i vendit Serxho Matarela për të zhbllokuar dorëheqjen e kryeminitrit italian Mateo Renzi.
Për buxhetin votuan kundër 70 ligjvënës, ndërsa një abstenoi.
24 orët e ardhshme do të jenë deçisive për të kuptuar çfarë drejtimi do të marrë kriza politike e shkaktuar pas fitores së kampit kundër në referendumin kushtetues të propozuar nga Renzi.
Mateo Salvini, sekretar i Ligës së Veriut kërkoi votim të mënjehërshëm të ligjit elektoral ose në të kundërt do t’iu bëjnë thirrje italianëve të dalin në shesh.
Nëse në Itali do të ketë zgjedhje të parakoshme apo qeveri teknike, kjo do të vendoset gjatë ditëvë në vijim.
KOHA JONË SONDAZH

