FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mattarella “ngrin” dorëheqjen e Renzit

Presidenti italian Sergio Mattarella ngriu dorëheqjen e kryeministrit Mateo Renzi, duke e shtyrë largimin e tij nga qeveria derisa Parlamenti të votojë ligjin për bilancin e ri të vendit.

Njoftimi i presidentit të Republikës erdhi pas takimit 30 minutash kokë më kokë me kryeministrin në largim, në pallatin presidencial.

Siç shkruajnë mediat italiane, dorëheqja përfundimtare e Renzit pritet të formalizohet të mërkurën, kur ligji për bilancin do të votohet në Senat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët kryeministri Renzi zhvilloi edhe një mbledhje të shkurtër të Këshillit të Ministrave, ku njoftoi vendimin për shpërbërjen e kabinetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mesnatën e së hënës, pas shuplakës që italianët i dhanë duke votuar masivisht “Jo” kundër referendumit për ndryshimet kushtetuese, i mallëngjyer Renzi lajmëroi dorëheqjen nga detyra e kryeministrit./

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?