Mbante në dorë një pistoletë lodër, policia vret 20-vjeçarin me sindromën Down

SUEDI- Një 20-vjeçar me sindromën Down u vra nga policia në Stokholm, pasi kishte në dorë një pistoletë. Ngjarja ndodhi në lagjen e Vasastanit. I riu ishte larguar nga shtëpia e tij që në mëngjes, ndërsa mbante me vete dhe një pistoletë lodër.

“I riu mbante në dorë një objekt të ngjashëm me armë, policia e interpretoi këtë situatë si armiqësore dhe hapi zjarr”, shpjegoi prokurori i çështjes.

“Ne jemi shkatërruar plotësisht…Jemi në një gjendje shoku,” tha nëna e viktimës, Katarina Soderberg. “Ai nuk ishte në gjendje të kërcënonte askënd, e vetmja gjë që mund të bënte ishte përqafimi dhe puthja”, tha ajo për gazetën lokale ‘Mitt i Stockholm’, duke shtuar se djali ishte si “arushi më i këndshëm dhe më paqësor në botë”, shkruan ‘Tgcom’.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?