Media greke: Ne luftojmë me vdekjen, Turqia na dërgon avionë spiunë

“Ta Nea” ka publikuar një shkrim ku pohojnë se Turqia ka dërguar disa avionë luftarakë në Egje, duke shkaktuar “breshëri” shkeljesh së rregullave të trafikut ajrorë.

“Ndërsa Presidenti turk, Tajip Erdogan dhe Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen e tyre për tragjedinë që ka përfshirë Athinën prej dy ditësh, nga ana tjetër kanë dërguar avionë luftarakë në Egje duke shkaktuar shkelje të vazhdueshme të hapësirës ajrore kombëtare dhe shkelje të rregullave të trafikut ajror.

Në një kohë që Greqia numëron dhjetëra viktimave prej zjarrit të madh, avioni turk, që sipas rtë dhënave është nga Air Force 35, ka kryer shkelje të hapësirës ajrore të Greqisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përkatësisht, në hapësirën ajrore greke hyri një avion spiun turk, CN235 dhe një tjetër, F16, i armatosur duke shkaktuar reagimin e avionëve luftarakë të forcave ajrore greke”, shkruan “Ta Nea”.

Swiss Digital Mobile Reklama

TA NEA

 

PANORAMA

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?