Mediat ruse: Putin i propozoi Trump referendum në Ukrainën Lindore

Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” shkruan sot se presidenti rus, Vladimir Putin, i ka propozuar homologut të tij amerikan, DonaldTrump, mbajtjen e një referendumi në Ukrainë Lindore.

Sipas “Sputnik” propozimi është bërë gjatë diskutimit me dyer të mbyllura dhe se presidenti Trump ka kërkuar që ideja të mos bëhet publike gjatë konferencës së përbashkët për shtyp.

Ideja e referendumit të kujton rastin e Krimesë, e cila u ankesua nga Rusia pasi “populli shprehu vullnetin e tij”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Ukrainë është krijuar një gjendjeje ndarjeje dhe në lindje është krijuar e ashtuquajtura Republika e Donetskut dhe Luhanskut, një entitet i vetëshpallur që është në konflikt të armatosur me Kievin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Propozimi i Putin, që hidhet në qarkullim nga mediat ruse, duket se përbën një hap në zgjidhjen e konfliktit duke rishikuar kufijtë në një zonë shumë të rëndësishme të Europës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?