Meloni regjistron zërin si markë në BE, mbrojte nga audiot e rreme

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka ndërmarrë një hap të pazakontë për t’u mbrojtur nga teknologjia e inteligjencës artificiale. Ajo ka depozituar zyrtarisht timbrin e zërit pranë Zyrës së Bashkimit Evropian për Pronësinë Intelektuale (EUIPO), me qëllim që askush të mos mund ta përdorë për të krijuar audio apo video të rreme ku duket sikur flet ajo.

Meloni kishte paralajmëruar edhe më herët për rrezikun e këtyre teknologjive. Në muajin maj ajo publikoi një fotografi të manipuluar me inteligjencë artificiale, ku shfaqej me të brendshme, e cila u përdor në rrjetet sociale për ta diskredituar. Në atë rast deklaroi se “deepfake”, pra përmbajtjet e rreme të krijuara me inteligjencë artificiale që imitojnë fytyrën ose zërin e një personi, janë një mjet i rrezikshëm që mund të mashtrojë, manipulojë dhe të godasë këdo.

“Unë mund të mbrohem. Shumë të tjerë jo”, ishte mesazhi i saj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?