Menaxheri në Kretë qëllon për vdekje pronaren dhe vret më pas veten

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, në një plazh të Panormo në Kretë ku është qëllua për vdekje një grua 47-vjeçare. Mediat greke bëjnë me dije se ajo u qëllua brenda biznesit të saj nga një punonjës, i cili thuhet se është menaxher.

Ndonëse ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje, gruaja nuk ia doli të mbijetonte. Ndërkohë një tjetër person i pranishëm në vendin e krimit ka dëmtuar dorën. Autori 49-vjeçar ia ka mbathur ndërsa dyshohet se ka qëlluar veten për t’i dhënë fund jetës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?