FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Merkel kërkon ndalimin e shamisë në Gjermani

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë thirrje për ndalimin e shamisë në Gjermani, duke thënë se “duhet të mos përsëritet kriza e refugjatëve”

Këtë Merkel e ka thënë gjatë shpalljes së kandidaturës së saj si kancelare, njofton “Independent”.

Ajo ka thënë se mbulesa që e mbulon tërë fytyrën duhet të ndalohet kudo që është e mundur legalisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dimë që Gjermani ka pranuar rreth 890 mijë azilkërkues vetëm vitin e kaluar, pasi Merkel kishte vendosur në shtator të vitit të kaluar të pranojë emigrantët të cilët kishin arritur në Hungari nga Lindja e Mesme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Numri i azilkërkuesve ka rënë ndjeshëm nga viti i kaluar në këtë vit, por qasja e Merkel për krizën e emigrantëve ka shkaktuar përçarje brenda partisë së saj.

“Një situatë si ajo në fund të verës së vitit 2015, nuk mund të përsëritet”, u ka thënë Merkel delegatëve të partisë në një kongres në qytetin perëndimor Essen./express

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?