Merkel përgatitet të shkarkojë kreun e Shërbimit Inteligjent

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel pritet të shkarkojë nga detyra kreun e Shërbimit Inteligjent, Hans-Georg Maaben, pas komenteve të tij për protestat që po zhvillohen në qytetin Chemnitz dhe lidhjet e mundshme me partinë radikale ‘Alternativa për Gjermaninë’ (AfD).

Sipas ‘Die Welt’, Merkel e ka marrë vendimin gjatë takimit me ministrin e Brendshëm, Horst Seehofer, dhe me liderin socialdemokrat, Andrea Nahles.

Maaben është vënë nën presion gjatë javë të fundit pas publikimit të skandalit se ka ndarë raporte konfidenciale qeveritare me AfD dhe e ka këshilluar këtë parti se si t’i shmanget survejimeve që mund të kryen ndaj saj nga agjencia që ai vetë drejton.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Inteligjencës mohoi gjithashtu se në protestat e zhvilluara në Chemnitz nuk ka prova se ka frymë dhe aksione kundër të huajve, ndonëse videot e publikuara në media tregojnë të kundërtën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Chemnitz dhe në disa qytete të tjera të Gjermanisë, radikalët e djathtë po zhvillojnë protesta të dhunshme pas vrasjes së dy meshkujve gjermanë pas konflikteve banale me emigrantë të huaj, kryesisht nga Siria dhe Afganistani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Erion Braçe apo Arbër Hajdari për kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga PS?